Në daljen e sotme mediatike Komitetit i Ekspertëve ka folur edhe për mutacionin indian, nëse ky i fundit është prezent në vend.
Në fjalën e saj shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha se ka pasur raste të infektimit të qytetarëve pas vaksinimit, por që nuk janë shtruar në spital, teksa e ka konsideruar mutacionin idian si një diskutim shumë të gjatë.
Ajo u shpreh ndër të tjera re “po bëhet më tepër zhurmë në lidhje me mutacionin indian”.
“Ka pasur disa persona që janë infektuar, por asnjë prej tyre nuk është shtruar në spital. Ka pasur raste që kanë shfaqur forma të lehta, por jo shtrime. Në lidhje me mutacionin indian është një diskutim shumë i gjatë, nëse i përket vetëm këtij mutacioni, apo edhe atij britanik. Po bëhet më tepër zhurmë në lidhje me mutacionin indian. Nuk mendohet se mund të jetë ky lloj mutacion shkaku i madh i përhapjes në Indi. Natyrisht është në Itali e Greqi, por dhe neve po e shikojmë nëse kemi të bëjmë me këtë mutacion”, u shpreh Bino.