Spitali rajonal memorial në Fier i premtuar nga presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në janar të këtij viti është gati që të hapet brenda pak ditësh.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa tregoi nga afër ambientet e këtij spitali tha se në të do të ketë 398 punonjës, 56 prej tyre janë planifikuar të vijnë nga sistemi shëndetësor turk.
‘Janë rreth 700 punonjës aplikues, të cilët tashmë janë në fazën e përzgjedhjes. kemi filluar në fazën e parë të përzgjedhjes së stafit mjekësor/infermieror dhe do të kalojmë direkt në stafin administrativ. Por risia në këtë spital është se do jetë një bashkëpunim me kolegët turk”, u shpreh ministrja.
“Këtu është pavijoni me dhoma standarde, të gjitha dhomat janë teke, janë 150 shtretër të akomoduara kështu. Ky krah i këtij spitali është dedikuar për shërbimin infektiv dhe sigurisht për pacientët me Covid”, tha më tej ministrja.
Për herë të parë në Spitalin Rajonal të Fierit do aplikohet autonomia spitalore, që ka në thelb pagesën e mjekëve në bazë të numrit të vizitave dhe operacioneve të kryera.