E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

“Edi luftoi për të gjithë ne”/ Ministrja Gjonaj: Vota është e shenjtë, nuk blihet dhe as mund të shitet!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka deklaruar se për Partinë Socialiste vota është e shenjtë ndaj ka kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve në 25 Prill.

 Nga Njësia 7, ku së bashku me drejtuesin e fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj zhvilloi një takim elektoral, Gjonaj ka deklaruar se vota për Partinë Socialiste është një votë për të ardhmen e Shqipërisë. “Unë besoj që çdo qytetar e kupton që vota është e shenjtë. Vota nuk mund të blihet dhe nuk mund të shitet, sepse kjo votë përcakton të ardhmen e çdo qytetari, të ardhmen e fëmijëve tanë, të ardhmen e Shqipërisë. Prandaj besoj fort që në datën 25 Prill Partia Socialiste jo vetëm meriton po do të marrë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve duke u votuar maksimalisht, sepse ne jemi të vendosur për ta bërë Shqipërinë,” u shpreh Gjonaj.
Erion Veliaj shkoi edhe më tej duke deklaruar se vetëm me Edi Ramën Shqipëria do të ecë përpara me reformat dhe me nevojat që vendi dhe qytetarët kanë. “Do ta lëmë punën në mes apo do ta cojmë deri në fund? Do ta lëmë vaksinimin në mes apo do ta cojmë deri ne fund? Do të lëmë rindërtimin në mes karabina, apo do ta çojmë deri në fund? Do ta lëmë reformën në drejtësi në mes, apo do ta çojmë deri në fund? Propozimi ynë: ta çojmë deri në fund me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën,” u shpreh ai. Veliaj theksoi se falë vaksinimit deri më sot 300 mijë gjyshër dhe gjyshe mund të shijojnë pranverën në Tiranë. Po ashtu, vetënm me Edi Ramën të gjitha qeveritë e Europës dhe të Lindjes së Mesme dhanë 1 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë. “Ne jemi familje, jo se kemi lidhje gjaku, por sepse funksionojmë “të gjithë për një dhe një për të gjithë”. Kur kishim nevojën e pandemisë Edi luftoi për të gjithë ne për t’u siguruar që vjen vaksina dhe sot jemi numri një në rajon për vaksinimet. Një për të gjithë! Kur shtëpitë tona u tronditën Edi Rama mblodhi të gjithë qeveritë e Evropës për të ndërtuar Shqipërinë. Një për të gjithë! Nëse ai ishte një për të gjithë, sot ka ardhur koha që të jemi të gjithë për një. Ndaj në datën 25 prill do të jemi të gjithë për Edi Ramën,” tha Veliaj.
Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑