E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara
Aktualitet

“Nëse do ta bësh një punë shkel e shko, jepja LSI-së”, Taulant Balla: Nuk del bari po e punoi tokën LSI!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e zonës Shtërmen të qytetit të Cërrikut.

Balla e nisi fjalën e tij duke u premtuar banorëve nisjen e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza brenda pak muajve.

Ai tha më tej se ky problem do të ishte zgjidhur më parë, por këto dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për Shqipërinë për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

“Na duhen investime në Shtërmen, na duhen investime në Cërrik, po këto investime mund t’i sigurojmë vetëm nëse kemi më shumë të ardhura. Do të vazhdojmë të kemi një vëmendje të shtuar në këtë njësi administrative dhe në këtë bashki. Por, që Andi të ketë mundësi të bëjë gjënë e duhur për Cerrikun, i duhet Edi Rama”, tha Balla.

Numri dy i Partisë Socialiste ironizoi edhe LSI, për të cilën tha se nëse punët lihen në dorë të tyre asgjë nuk shkon siç duhet.

“Nëse do ta bësh një punë shkel e shko, jepja LSI-së. Edhe arën t’ua japësh ta punojnë, nuk e bëjnë siç duhet. Nuk del bari po e punoi tokën LSI”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, u bëri thirrje banorëve të zonës që të bashkohen me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për të çuar betejat deri në fund.

“Është koha që betejën kundër pandemisë ta fitojmë, betejën e rindërtimit ta fitojmë, atë të reformës në drejtësi ta fitojmë. Është koha e ngritjes së pagës minimale ta fitojmë”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla tha se banorët e Shtërmenit e kanë ndarë mendjen që vota e tyre duhet të jetë për PS, e jo për PD e LSI.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑