E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Paralajmërimi i ushtarakut të njohur: Brenda katër javësh mund të plasë Lufta Europiane ose Botërore!

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë ndezur sërish gjatë ditëve të fundit për çështjen e kufirit. Sipas mediave ndërkombëtare, rreth 4.000 trupa ruse janë dërguar në kufirin me Ukrainën Lindore, çka bëri që komanda e ushtrisë amerikane për Evropën të rrisë nivelin e saj të vëzhgimit.

Në lidhje me këtë konflikt ka folur edhe një ushtarak rus, Pavel Felgenhauer,i cili paralajmëroi se kriza mund të përshkallëzohet brenda katër javëve deri në Luftë Europiane ose Botërore!

“Kriza ka potencialin të përshkallëzohet në një luftë pan-evropiane, madje edhe botërore brenda katër javësh. Por tani për tani mbetet në potencial. A do të ndodhë apo jo? Le të presim dhe të shohim.

Në Perëndim, ata nuk dinë çfarë të bëjnë për këtë. Do të ketë dhjetë njësi të tilla luftarake në total, plus trupat ajrore. Padyshim, një operacion i madh është duke u përgatitur dhe forca të tjera do të sillen gjithashtu.

Të gjithë po flasin për një pushtim të mundshëm të tankeve nga Belgorod përmes Kharkiv në drejtim të Zaporizhia, në mënyrë që të rrethojnë forcat ukrainase në bregun e majtë të Donbass,” tha ai.

Nga ana tjetër SHBA është shprehur e vendosur në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, ndërsa zyrtarët e mbrojtjes thanë se ishin në dijeni të mijëra trupave që janë vendosur në territorin separatist Donbass, i cili kontrollohet nga fraksionet pro-Moskës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑