Roland Muçaraku, është 37 vjec. Ai jeton në fshatin Grykë, Topojë, Fier, së bashku me nënën e vet.Rolandi ka vuajtur përherë nga problemet në shikim, por aktualisht rrezikon verbërinë e plotë.Gjendja ekonomike e tij është e dobët dhe Rolandi, nuk ka mundësi as të vizitohet, e jo më t’i nënshtrohet ndonjë operacioni.Në vitin 2014 shkoi në Itali për t’u trajtuar dhe punuar, dhe qysh atëherë e deri më sot, Kempi iu ndërpre. Ai nuk e di, nëse është pranuar ose jo nga komisioni në Kempin Epror, edhe pse ka bërë gati dosjen.Sapo “Stop” nisi të interesohet, vjen edhe lajmi i mirë, që ai do të trajtohet sërish me kemp. Njësisë Topojë i kërkuam ndihma ushqimore për të dhe na u premtua se do të mblidhen shumë shpejt.Rolandi kërkon po ashtu një palë syze të reja dhe një operacion për sytë, që të mos verbohet plotësisht.
Këto ditë jemi në ato ditë, që njihen si plakat e marsit. Klintoni u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur,sesi ka lindur jo shprehje dhe cfarë kuptimi ka.Nuk mungojnë humori dhe batutat lidhur me rikthimin e dimrit në pjesën e parë të pranverës.
Familja Goma jeton në fshatin Funarës, Librazhd. Deri më sot kjo familje jetonte në kushte të mjerueshme. Kryefamiljari vuan nga hernia diskale, dhe prej kohësh nuk ngrihet dot nga shtrati. Kanë dy vajza të vogla, Andiletën 7 vjeç dhe Olivian 3 vjeç.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” mundësuan një shtëpi të re, te madhe dhe me kushte shumë të mira.Në fshatin Grudë-Fushë në Malësinë e Madhe jetojnë Mine Çokaj, 76 vjeçe, Dushe Çokaj, 72 vjeçe dhe Zuke Çokaj 64 vjeçe.
Mine dhe Dushe, dy motrat e mëdha, që në moshë të hershme janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. E vetmja përkujdesje i ka ardhur nga motra e tyre e vogël, Zukja, e cila ka sakrifikuar jetën e saj për të qenë pranë motrave. Por edhe shëndeti i 64-vjeçares është rënduar së tepërmi. Dy motrat e mëdha çdo ditë dalin te varrezat e fshatit, duke lypur për pak lëmoshë. Ndërsa banesa ku jetojnë është në gjendje skandaloze, duke mos i plotësuar as kushtet më minimale. Sapo pa këtë histori, biznesmeni Samir Mane mori përsipër blerjen e shtëpisë për tre motrat Cokaj.