Pas interesimit te “Stop” i riu me probleme shikimi merr kempin! – Stop
KLIPET

Pas interesimit te “Stop” i riu me probleme shikimi merr kempin!

Roland Muçaraku, është 37 vjec. Ai jeton në fshatin Grykë, Topojë, Fier, së bashku me nënën e vet.Rolandi ka vuajtur përherë nga problemet në shikim, por aktualisht rrezikon verbërinë e plotë.Gjendja ekonomike e tij është e dobët dhe Rolandi, nuk ka mundësi as të vizitohet, e jo më t’i nënshtrohet ndonjë operacioni.Në vitin 2014 shkoi në Itali për t’u trajtuar dhe punuar, dhe qysh atëherë e deri më sot, Kempi iu ndërpre. Ai nuk e di, nëse është pranuar ose jo nga komisioni në Kempin Epror, edhe pse ka bërë gati dosjen.Sapo “Stop” nisi të interesohet, vjen edhe lajmi i mirë, që ai do të trajtohet sërish me kemp. Njësisë Topojë i kërkuam ndihma ushqimore për të dhe na u premtua se do të mblidhen shumë shpejt.Rolandi kërkon po ashtu një palë syze të reja dhe një operacion për sytë, që të mos verbohet plotësisht.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *