Kryeministri Edi Rama nga një takim që po zhvillon me fermerët në Rrogozhinë deklaroi se gjatë qeverisjes në këto vite kanë dyfishuar sipërfaqen bujqësore të kultivuar.
Rama tha se një tjetër arritja është gjithashtu është rritja e eksporteve me produkte shqiptare.
“Më erdhi shumë mirë që sot miqtë që janë këtu me mua dhe që më krijuan këtë mundësi kanë menduar të organizojnë këtë takim me njerëzit e tokës. Me ata që nuk bëjnë lajm, që i shikon shumë rrallë, i shikon të jenë të neglizhuar nga klubet e natës nëpër kolltuqe. Më vjen shumë mirë që jam këtu me ju. Jeni ju baza e një transformimi që është i pamohueshëm në sektorin e bujqësisë për të cilin ka dy shifra, mbase kurrë nuk do të dalin në tv, por që janë dy shifra që tregojnë se jemi në drejtimin e duhur. E para, në këto 7 vite kemi dyfishuar sipërfaqen e tokës që punohet. Ka ende sipërfaqe për t’u mbuluar me punë. Ka ende sipërfaqe ku ne duhet të arrijmë të çojmë kanalet ujitëse.
Na kanë dalë këta një shportë me karavidhe. Duke krijuar një tabor krushqish edhe duke e sorollatur Lulin nëpër Shqipëri për ta bërë dhëndër. Ajo që po bën Lulzim Basha së bashku me ata që organizojnë dasma pa nuse është e turpshme, një rrumpallë kriminale,. Ato janë vatra të infektimit, ndërkohë që ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra të vaksinimit. Ata janë anti shteti, ata janë rrumpalla, janë dëmi që rri gjithmonë si kërcënim”, tha Rama.