E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët
Aktualitet

Hetimet për zjarrin tek ‘Casa Italia’, ‘peng’ i ekspertizës, po hetohen kushtet e sigurisë në magazinë

Hetimet për zbulimin e shkakut të zjarrit në magazinën e ‘Casa Italia’ janë ‘peng’ i ekspertizës. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën roja e sigurisë së objektit, 32-vjeçari Arjan Sala është referuar në prokurori nga policia për “Shkatërrim të pronës nga pakujdesia” ndërsa hetuesit janë në pritje të disa përgjigjeve nga grupi ekspertëve të shërbimit zjarrfikës dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

Burime nga grupi hetimor  thanë  se brenda kësaj jave hetuesit presin të administrojnë përgjigje nga disa ekspertiza për provat materiale të gjetura në vendngjarje. Mes tyre pritet të provohet nëse kanë qenë funksionale pajisjet anti-zjarr për menaxhimin e flakëve ose jo. Gjithashtu, nga informacionet e siguruara hetuesit kanë të dhëna se magazina ka qenë e përshtatur pasi më herët ka shërbyer si parking për qendrën tregtare.

Deri në këtë fazë të hetimit grupi i punës ka marrë në pyetje vetëm pjesëtarë të personelit të cilët në deklarimet e tyre kanë treguar dinamikën e ngjarjes nga momenti I shfaqjes së tymit e deri tek largimi nga ambientet e magazinës për shkak të rrezikut që u kanosej.

Gjithashtu, ata shprehen se i vetmi person i cili ka ndërhyre për të shuar flakët përpara ardhjes së zjarrfikësve ka qenë 32-vjeçari, Arjan Sala i cili siç shihet edhe në pamjet vrapon në brendësi të objektit për të ndihmuar kolegët e tij e më pas të neutralizuar flakët. Mes dëshmive është edhe ajo e magazinierit të objektit që u përfshi nga flakët, i cili përpara hetuesve ka treguar se në ambientet ku ra zjarri ka qenë një neon i vjetër që deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se solli dhe regjistrimin e asaj ngjarje të rëndë.

Për 4 ditë me radhë magazina e qendrës tregtare ‘Casa Italia’ u pushtua nga flakët ku për pasojë humbi jetën punonjësi i sigurisë, 32-vjeçari Arjan Sala. Ky i fundit pasi ndihmoi kolegët të dilnin nga godina ku ra zjarri, nuk mundi të dalë vetë duke u kthyer kështu në heroin e heshtur që sakrifikoi veten për jetën e kolegëve të tij.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑