Vaksinat kineze, Rama në Turqi: Po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ndodhet në Turqi për të marrë vaksina. Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë shprehet i bindur se do ia dalë dhe shton se s’ka tjetër që mund t’ia dalë.

Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!“, shkruan Rama në mediat sociale.

Kryeministri ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Turqisë, ku pritet të nënshkruaj një marrëveshje për të marrë vaksina kineze.

Kjo lëvizje e Ramës vjen pasi qeveria miratoi një akt normativ që lejon Shqipërinë që të marrë vaksina nga të gjitha vendet prodhuese dhe të negociojë me të gjitha firmat farmaceutike.

Po ashtu mësohet se Rama pritet të kthehet në Shqipëri në orën 13:00, ku do të ketë dhe një konferncë për mediat në aeroportin e Rinasit. /tvklan.al

 

Të Fundit