E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
KLIPET

Pas trasmetimit në “Stop” ish i burgosuri politik merr shtesën e pensionit

Së fundi transmetuam edhe ankesën e Demir Abazi, i cili ka qenë ish i dënuar politik dhe është dënuar me 10 vjet burg. 2 vite i ka bërë në Vlorë dhe më pas në Spac, ku ka bërë punë të detyruar si minator. Meqenëse qeveria ka miratuar një ligj për shtesën e pensionit për të gjithë ata, që kanë qenë minatorë, Demiri ka kërkuar këtë shtesë, por i është kërkuar nga sigurimet një vërtetim nga vendi, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, që ka bërë.Në këto kushte i është drejtuar me shkresë Ministrisë së brendshme, Ministrisë së drejtësisë si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por nuk ekzistojnë të dhënat.Avokati Spartak Ngjela shpjegon, se e vetmja mënyrë e zgjidhjes, është zhvillimi i një gjyqi, pasi dokumentat dhe të dhënat janë shumë të vështira të gjenden.Pas transmetimit të rastit në “Stop” Demir Abazi tregon, se mori një përgjigje nga Autoriteti i dosjeve, ku i është vërtetuar reparti, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, dokument, që e dorëzoi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, për shtesën e pensionit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑