TIRANË
Mbeten në fuqi të njëjtat masa anti-covid. Vendimi u mor sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Sipas Mira Rakacollit, këto masa, duke përfshirë edhe orën policore, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06 të mëngjesit, të mbeten në fuqi për dy javë.
“Ka një tendencë ulje, që është e qëndrueshme. Këto shifra janë si rezultat i efikasitetit të masave të propozuara nga Komiteti, por dhe një tendence pozitive në respektimin e masave nga popullata. Nga ana tjetër, siç vihet re dhe nga hartat që kemi konsultuar, Europa po përballet me rritje të numrit të rasteve dhe disa vende po hyjnë në valën e tretë. Rritje të rasteve kemi në Itali, dhe Gjermani.
Pavarësisht uljes së indikatorëve, mbeten në nivelin që të sugjerojnë që situata vazhdon të jetë delikate, dhe jo të kënaqur., ndaj komiteti ka vendosur që masat që kanë qenë të efektshme, të mbeten enë të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera. Vijon të jetë e njëjta orë policore”, tha Rakacolli.