E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

“Unë jam një alien”/ I shokoi të gjithë pak kohë më parë me deklaratën e tij, miliarderi Elon Musk surprizon me veprimin e tij.

Biznesmeni i njohur, Elon Musk deklaroi pak kohë më parë përmes një postimi në Twitter se ai është një alien. Një deklaratë kjo që shkaktoi mjaft zhurmë.

Mirëpo, duket se miliarderi ka ndryshuar mendim dhe këtë e ka bërë të ditur në publikimin e fundit në rrjetin social, ku vë në dyshimin ekzistencën e jashtëtokësorëve.

“Argumenti më i fortë kundër alienëve”, shkroi Musk në Twitter, së bashku me dy grafikë që tregojnë se rezolucioni i kamerës ka përparuar, por fotografitë e UFO-ve kanë mbetur të njëjtat.

Postimi arrin në përfundimin se jashtëtokësorët nuk ekzistojnë, për shkak të shumicës së imazheve që tregojnë flluska, por shumë prej komenteve argumentojnë ndryshe.

Një përdorues u shkroi: “Kjo është pikërisht ajo që një alien do të postonte”. Ndërsa një tjetër shpjegon se shumica e kamerave “kapin vetëm 400-700 nanometra” dhe nuk janë në gjendje të kapin realitetin e vërtetë.
Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑