Pak kohë më parë transmetuam problemin e Ilia dhe Marko Koka, të cilët denoncuan në “Stop” kushëririn e tyre, Elidon Gjikoka. Ky i fundit u kishte marrë me qira pronën dhe disa objekte turistike buzë detit në Dhërmi me dokumente të falsifikuara dhe më pas iu grabiti pronën, duke u bërë nga qiramarrës në pronar me hipotekë. Disa ditë pas transmetimit të këtij rasti, njëri nga vëllezërit Koka, Markoja ndërroi jetë, pasi mësoi, se prona e tij ishte vjedhur nga kushëriri Elidon Gjikoka.Në Prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për Elidon Gjikokën, i cili u shpall në kërkim ndërkombtar dhe sipas informacioneve, ai ndodhet në Angli me familjen e tij.Edhe Prokuroria e Vlorës po heton paralelisht për këtë cështje.Prokurori i cështjes, Ervin Karanxha, konfirmon faktin e procedimit dhe thotë, se shume shpejt do shohim dhe rezultate konkrete mbi të gjithë personat e përfshirë në këtë tjetërsim prone.
“Stop” ka mundur të sigurojë dhe disa të dhëna nga dy ekspertët, të cilët kanë konfirmuar shkeljet dhe falsifikimet në procedurën e ndjekur në Vlorë dhe Tiranë.