Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me pensionistët në Elbasan, duke zbatuar masat anti-COVID-19.
Me fokus sistemin e pensioneve, Balla tha se në vitin 2013 ky sistem kishte falimentuar, çka çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisës së Partisë Socialiste për një reformim të kësaj skeme, duke e shpëtuar nga falimentimi.
Duke folur për akuzat e njëpasnjëshme të PD kundrejt premtimit të PS për 300 mijë vende pune, Balla deklaroi se ky premtim tashmë është bërë realitet, sepse sot në Shqipëri numërohen 300 mijë pagues më shumë të siguruar.
Gjithashtu, Balla gjatë fjalës së tij ironizoi edhe liderin e demokratëve, Lulzim Basha, për të cilin tha se premtimet i ka si karamele.
Në fund të takimit, numri dy i PS Balla rikujtoi se fokusi për këtë vit mbetet vaksinimi i gjithë popullsisë.