U arrestua për korrupsion, Gjykata e Posaçme jep vendimin për kardiologun Edvin Prifti.

Gjykata e Posaçme, ka liruar kardiologun Edvin Prifti, por ndërkohë mbetet në fuqi masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës. Prifti u arrestua, pasi iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë.

Pezullimi i mjekut Prifti

Mjeku i njohur kardiolog është pezulluar nga puna, pas përgjimeve të SPAK-ut, ku është kapur duke biseduar me Manuela Mallakuçi, për një operacion që nëna e saj do të kryente.

Në përgjimet e SPAK-ut të siguruara nga “Panorama”, shefja e repartit të djegieve, Trëndafile Frangu, e cila ishte në komunikim me mjekun Prifti, siguron një shumë parash nga Manuela Mallkuçi, ditën që kjo shtron nënën në spital.

Ndërkohë, Mallkuçi bisedon me Trëndafile Frangun e Migena Skënderin, që flet për dy mijë euro, të cilat janë për mjekun Edvin Prifti.

Shefit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti, pas kontrolleve në shtëpi iu zbuluan rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë, ndërsa në zyrë janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 milionë lekë

Sipas dosjes së SPAK-ut, Migena Skënderi kishte operuar babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti, disa kohë më parë dhe ishte lidhur me kryeinfermieren e repartit të djegieve, që njihej si File (Trëndafile Frangu).

Më pas ishte Skënderi ajo që e lidhi Manuela Mallkuçin me Filen, duke i thënë se: “Filja do një sasi parash lidhur me ketë gjë, gjithashtu edhe kirurgut duhet t’i japim një sasi prej 2000 euro”.

Të Fundit