Balla :Basha premtimet i ka si karamele. PS shpëtoi nga falimentimi sistemin e pensioneve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me pensionistët  në Elbasan, duke zbatuar masat anti-COVID-19.

Me fokus sistemin e pensioneve, Balla tha se në vitin 2013 ky sistem kishte falimentuar, çka çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisës së Partisë Socialiste për një reformim të kësaj skeme, duke e shpëtuar nga falimentimi.

Duke folur për akuzat e njëpasnjëshme të PD kundrejt premtimit të PS për 300 mijë vende pune, Balla deklaroi se ky premtim tashmë është bërë realitet, sepse sot në Shqipëri numërohen 300 mijë pagues më shumë të siguruar.

“Kam dëgjuar shpesh bëhet një akuzë ndaj nesh ku janë 300 mijë vende pune? Këtu janë, sepse e vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë pagues më tepër të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve,” theksoi Balla.

Gjithashtu, Balla gjatë fjalës së tij ironizoi edhe liderin e demokratëve, Lulzim Basha, për të cilin tha se premtimet i ka si karamele.
Në fund të takimit, numri dy i PS Balla rikujtoi se fokusi për këtë vit mbetet vaksinimi i gjithë popullsisë.

Të Fundit