7 mijë lekë të bllokuara prej muajsh! “Stop” ndërhyn dhe kompania i kthen paratë brenda 2 orësh!

Një qytetare denoncon kompaninë “Vivere Ticketing”, që shet bileta online për evente dhe organizime artistike. Në muajin mars zonja bleu tri bileta me vlerë totale 7 mijë lekë për një shfaqje, që ishte planifikuar të mbahej më 2 maj. Por aktiviteti u anulua për shkak të shitjes së pamjaftueshme të biletave dhe qytetares iu premtua, se paratë do t’i ktheheshin brenda një jave.Pavarësisht mesazheve të dërguara dhe pritjes së gjatë, qytetarja prej muajsh nuk po merrte paratë e saj. Pas interesimit të gazetares së “Stop”, punonjësja e kompanisë kërkoi informacion për rastin, duke pranuar, se duhej verifikuar, nëse vonesa e rimbursimit qëndronte dhe çfarë zgjidhjeje do të jepej.Ndërhyrja jonë dha rezultat brenda ditës. Vetëm dy orë pas kontaktit me gazetaren e “Stop”, qytetarja konfirmoi, se 7 mijë lekët kaluan në llogarinë bankare.

Të Fundit