E habitshme/ Gjeli vret pronarin e tij me thikë

Gjeli me emrin Raga në Indi është raportuar se ka vrarë pronarin e vet me thikë. Ngjarja në dukje e pabesueshme ka ndodhur pasi gjeli kishte të lidhur në këmbën e tij një thikë dhe ishte pjesëmarrës në luftërat ilegale të gjelave në jug të Indisë.

Teksa gjeli tentoi të arratiset thika që kishte në këmbë plagosi pronarin i cili humbi jetën më pas në spital pasi kishte humbur shumë gjak.

Policia lokale është vënë në kërkim të 15 personave, që dyshohen se janë të përfshirë në këtë ngjarje që ka ndodhur në fshatin Lotunur në Telengan të Indisë.

Të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje fatale janë të akuzuar për vrasje pa dashje, baste ilegale dhe zhvillim të luftës mes gjelave, raporton AFP.

Lufta mes gjelave ishte bërë ilegale në Indi që nga viti 1960 mirëpo ato zhvillohen ende në disa zona rurale ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që në këto luftime pësojnë pronarët e kafshëve.

Të Fundit