Basha në timon, Braçe: Vendos rripin o rryp! Ligji nuk ndryshon se je ti.

Pas publikimit të fotos së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke drejtuar mjetin pa rripin e sigurimit ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Në një status në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Basha duhet të vendosë rripin e sigurimit pasi nuk është ndryshe nga njerëzit e tjerë. Braçe thekson se ligji nuk ndryshon nga fakti se Basha është kreu i Partisë Demokratike.

“Vendos rripin ooooo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë;
Ligji nuk ndryshon se je ti!”, shkruan zëvendëskryeministri.

Të Fundit