E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 117(Sezoni 6) 16 Shkurt 2021-Lezhë/ Djali nxjerr nga shtëpia e le në rrugë nënën dhe motrën e sëmurë.

Jemi ndalur në Shënkoll të Lezhës, për problemin e Dave dhe Prene Nikolli, nënë e bijë, të cila janë nxjerrë me dhunë nga djali i familjes nga banesa e tyre në gusht 2019. Edhe pse është marrë një vendim i formës së prerë, që dy gratë të kthehen në banesë, vendimi nuk ekzekutohet, megjithë kalimin e afateve. Zyra përmbarimore, që po ndjek rastin, është ajo shtetërore e Lezhës. Ndërsa banesa, ku duhet të kthehen nënë e bijë, qëndron e mbyllur, pasi djali është jashtë shtetit. Drejtuesja e zyrës Përmbarimore Lezhë, Liza Cuni nxjerr pretendimin, që nuk ka ardhur pala kreditore, e moshuara dhe e bija e sëmurë. Ajo flet nga dritarja dhe nuk pranon grupin e xhirimit në zyrë.

Të dielën u festua Shën Valentini në kryeqytet në një atmosferë shumë të pazakontë mes borës, që kishte zbardhur gjithcka dhe izolimit për shkak të pandemisë Covid 19.Klintoni pyeti qytetarët për festën dhe bashkoi me shigjetën Kupidit zemrat vetmitare.

Për problemin e Dave dhe Prene Nikolli u interesuam në polici, për të kërkuar informacion, nëse komisariati ka qenë prezent dhe nëse po, pse nuk është bërë ekzekutimi i vendimit të urdhrit të mbrojtjes. Më pas u konsultuam me përmbaruesin privat Emiljano Gjoza nga zyra përmbarimore private AEF dhe ai shpjegoi, se nuk ka asnjë pengesë, që ky ekzekutim të bëhet. Gjoza shpjegon, se nuk është problem, nëse nuk janë prezent palët në proces.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑