Infermierja 30-vjeçare e Spitalit Infektiv, Ronida Hysi e ka pranuar vjedhjen e parave të pacientit që humbi jetën nga Covid-i, duke i tërhequr nga llogaria bankare e tij plot 600 mijë lekë të vjetra.
Ajo ka deklaruar para gjykatësve sot se e pranon akuzën e ngritur ndaj saj.
Infermierja Hysi u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës dhe sot gjykata vendosi ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg”.
E reja do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.