Sonte në Stop sjellim shqetësimin e një familjeje nga Shkodra. Një nxënëse ekselente, Evina Komi, është përzgjedhur nga Ministria e Arsimit, për të një bursë në Universitetin Teknik të Stambollit.Në 8 shtator 2020, Klaudio Agolli, punonjës në këtë ministri, pasi i ka shpjeguar se për cfarë bëhet fjalë, i ka kërkuar që brenda ditës së nesërme të konfirmonte, nëse do ta pranonte këtë bursë. Të nesërmen paradite Evina ka pranuar bursën e studimit për në Turqi.Por zyrtari i Ministrisë së Arsimit, i thotë, se vendet ishin zënë.Babai i vajzës denoncon rastin, duke kërkuar drejtësi.Në Ministrinë e arsimit pas shumë përpjekjeve, thonë, se para Evinës janë përgjigjur konkurentët e tjerë, që kanë zënë vendin.Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, shpjegon, se në rastin kur përgjigja është dhënë brenda afatit, do të thotë, se dikush tjetër e ka marrë atë bursë me forma korruptive.Ndërsa psikologia Brunilda Laboviti shprehet, se për nxënësen ekselente, kjo është një ngjarje zhgënjyese, që mund të cojë deri në traumë.
Në zonën e Selitës, me drejtim për nga fabrika e miellit, ekzistojnë dy tabela.
Në të djathtë sinjalistika të con drejt ose majtas.Ndërsa në të majtë tabela të detyron “ndalim kalimi”.Këto dy tabela janë kundërshtuese të njëra-tjetrës, duke i vënë në dilemë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk dinë, a duhet të kthehen majtas apo jo. Këta të fundit thonë, se tabela ndalim-kalimi duhet të hiqet, pasi është absurditet.
Në “Stop” ka mbërritur një informacion, se në gjimnazin “16 shtatori” në Shijak disa mësues janë në izolim,pasi janë prekur nga covid 19.Drejtori i shkollës e pranon këtë fakt dhe tregon, se edhe kontaktet e afërta të disa mësuesve janë në karantinë.Ai thotë, se orët janë zëvendësuar nga arsimtarë të tjerë, madje, duke i marrë edhe nga shkolla 9-vjecare.Sipas tij praktikantët nuk kanë ardhur ende, pasi nuk janë miratuar nga Ministria e Arsimit.Nga ana tjetër drejtoresha e ZA Shijak, thotë, se mësimi pa zhvillohet normalisht, pasi janë marrë të gjitha masat.