E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Zgjedhjet e vitit 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i ftuar mbrëmjen e kaluar në media foli për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Celibashi tha se KQZ po synon të aplikojë sërish përdorimin e inteligjencës artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit.

Më tej ai shprehu se edhe nëse bëhet në bëhet në Tiranë, nuk do të mund të bëhet në të gjithë kryeqytetin, por vetëm në disa KZAZ.

Pjesë nga biseda:

Ilirjan Celibashi: Për dijeninë tuaj, po synojmë që ta aplikojmë përsëri përdorimin e inteligjencës artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit si projekt pilot dhe assesi, kjo nuk do të zëvendësojë atë që parashikon ligji për procedurat për nxjerrjen e rezultatit

Gazetarja: Në çfarë bashkie?

Ilirjan Celibashi: Këtë nuk e kemi vendosur akoma. Arsyeja kryesore është që jemi duke vlerësuar kostot

Gazetarja: Do të ishte e mundshme në Tiranë?

Ilirjan Celibashi: Po edhe nëse e bëjmë në Tiranë, duk do ta bëjmë dot në të gjithë qytetin, por do të zgjedhim një KZAZ ose…

Gazetarja: Tepelenën e përjashtoni?

Ilirjan Celibashi: Mund edhe të jetë Tepelena, por Tepelena u zgjodh pa ndonjë domethënie

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑