Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait/ Pas 2 ditëve në arrati, arrestohet autori

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme në Deçan. Ndërkohë që detaje të tjera nga operacioni priten të bëhen publike në vijim.

Arlinda Zekaj i është dhënë lamtumira e fundit ditën e djeshme duke lënë pas djalin e mitur 12 vjeç. Ajo mbylli sytë përgjithmonë tre ditë më parë në Vitomiricë të Pejës pasi u qëllua me sëpatë nga ish-kunati i saj. Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta.

Ish-bashkëshorti i saj E. S., ka dalë dje para gjykatës ku i është caktuar dhe masa “arrest me burg”, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj Arlida Zekaj. Pas denoncimit të saj, më 25 tetor, Arlinda ishte kthyer në shtëpinë e saj në Vitomiricë, ku më pas u vra nga ish-kunati i saj.

Të Fundit