Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, kanë kryer një test ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.
Një alarm i simuluar për bombë i raportuar brenda ndërtesë së aeroportit në orën 11.29 minuta ka pasuar me evakuimin e të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjencës për raste të tilla.
“Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky ‘alarm ishte një test i fshehtë’, bën me dije TIA.
Aviacioni Civil sqaron se pas këtij testi operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.