Parlamenti u mblodh sot sërish në seancë plenare e si zakonisht nuk munguan debatet. Kryetari i Kuvendit Ruci përjashtoi deputetin e Ballit Kombtar Adriatik Alimadhi, pasi ky i fundit nuk lëshonte foltoren, duke folur jashtë rendit të ditës dhe duke lëshuar akuza për Partinë e Punës.Gjyqtarja Pajtime Fetahu ka shprehur ambicien për të drejtuar Gjykatën e Elbasanit. Stop ka treguar disa raste mitmarrjeje apo vendimesh të padrejta, që mbajnë firmën e Fetahut. Disa dokumente kompromentuese për të kanë shkuar edhe në Spak.Mjekët e QSUT-së zhvilluan një protestë sot dhe disa prejt tyre u takuan edhe me Ministren Manastirliu dhe drejtorin e QSUT-së Joti, të cilëve u kërkuan rritje pagash, sigurim jete, mjete për luftën ndaj covid 19 dhe shpalljen dëshmorë, të bluzave të bardha, që kanë humbur jetën nga corona virusi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]