Veton Podujeva tregon, se është shtetas kosovar, por edhe shqiptar me dekret Presidenti. Ai jeton në Shqipëri dhe ka 3 fëmijë. Por Zyra e Emigracionit dhe Zyrat e Gjendjeve Civile në Paskuqan dhe zonën e Freskut e kanë bërë pa fëmijë dhe i kanë ndryshuar vitin e lindjes.Vetoni ka ardhur në Shqipëri në vitin ’98 dhe në 2005-ën është regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile Paskuqan. Më vonë është transferuar në njësinë 12, në zona e Freskut. Mirëpo,në Paskuqan figuron i ditëlindjes ‘84, ndërkohë që është i vitit ‘88 dhe me fëmijë. Ndërsa në zyrën e Freskut viti i lindjes është ‘88 dhe rezulton pa fëmijë. Është interesuar në të dyja zyrat, por asnjë zgjidhje nuk ka mundur të gjejë.Specialistja e zyrës së gjendjes civile Fresk, thotë se gabimi me vitet e lindjes, është bërë nga Zyra e Emigracionit, e që të zgjidhet rasti, Vetoni duhet të marrë dosjen me atë gabim në zyrën e emigracionit.Të njejtën përgjigje na dha edhe specialistja e zyrës së gjendjes civile Paskuqan. Në këto kushte iu drejtuam Zyrës së Emigracionit, ku na thanë, se dosja është në arkivë, dhe Vetonit do t’i jepet një vërtetim me të dhënat e sakta, që do të bëjë, që gjendja civile të fshijë nga sistemi personin e gabuar.
- +355 67 220 8888
- [email protected]