Më 13 prill të 2020-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e zonjës Luljeta Kapreli.Pas viktimës së parë me korona virus në Shqipëri, personeli i spitalit të Durrësit hyri në izolim të detyruar. Një ndër to, ishte dhe Luljeta Kapreli, sanitare e kompanisë “Sanitary Cleaning sh.p.k”,e cila pas disa ditësh iu rikthye punës, pasi rezultoi negative.Por Luljeta konstatoi, se ditët e izolimit i ishte mbajtur paga nga menaxherja e kompanisë Sofie Xhaferri.Për këtë arsye iu drejtua emisionit “Stop”. Sot një muaj më pas, Luljeta tregon, se pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, bashkë me pagën e muajit maj, ishte hedhur edhe 100 mijë lekëshi i muajit të kaluar.
- +355 67 220 8888
- [email protected]