SARANDË
Në vend që të qëndronte në shtëpi, si gjithë të tjerët, në këtë kohë me masa mbrojtëse për shkak të koronavirusit, një 39-vjeccar nga Saranda ka preferuar të bastisë ndonjë lokal duke marrë kryesisht pije alkoolike.
Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Fatmir Taka me akuzën për vjedhje. Mësohet se rreth orës 21:00 të së premtes është futur duke thyer xhamat në restorantin “Manhatan” në qendër të qytetit dhe ka kryer vjedhjen e radhës, çfarë ka mundur të gjejë në pjesë të dukshme të lokalit por menjëherë është arrestuar nga policia e Sarandës.