Fatkeqësisht edhe Spanja po ecen me ritmet e Italisë për sa i përket numrit të personave të infektuar dhe të vdekura nga COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën 655 persona duke e çuar në 4089 numrin total të vdekjeve.
Po ashtu me ritme të shpejta është rritur dhe shifra e të infektuarve që ka shkuar në 56188, 10000 më shumë se një ditë më parë. Të dhënat janë dhëna nga e përditshmja spanjolle “El Pais”.