Ka shkuar në 2158 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, nga të cilët 349 vetëm në 24 orët e fundit.
Ndërkohë numri i të infektuarve në tolal është 27 980, 2749 prej të cilëve fatmirësisht janë shëruar.
1851 po kurohen në terapi intesive, 11025 në struktura spitalore e 10197 në kushte shtëpie.
Rajoni i Lombardisë është më shqetësuesi në përhapjen e pandemisë Covid -19. Deri më sot ky territor ka regjistruar 14 649 të infektuar e 1420 viktima me koronavirus.