Pak ditë më parë kemi treguar, sesi Islam Buzheri përdorte policinë e Gjirokastrës, për interesa private të firmës së ngritur me paratë e grabitura nga vëllai i vdekur. Por tani Islami ka tentuar të korruptojë edhe prokurorinë.”Stop” dokumenton, sesi kreu i Prokurorisë Gjirokastër, Julian Cafka, shpërdoron detyrën.Dyshohet, se ky prokuror ka mbyllur një cështje të Islam Buzherit, për evazion fiskal në shumën e rreth 1 milionë eurove. Cfaka thotë, se ka patur në lapsus në këtë histori.Në të kundërt, vetëm për 3 fatura tatimore në shumën e 1 milionë lekëve të vjetra, që dyhsohet, se nuk janë deklaruar në shtet nga nipi i Islam Buzherit, i njejti prokuror, Julian Cafka, ka regjistruar procedim, madje ka dërguar forcat e policisë, për të sekuestruar magazinën e “GJIBU”, pa vendim gjykate.Më pas ky prokuror hakmerret ndaj nipit të Islamit për 3 faturat, duke i kërkuar gjykatës në datën 31 dhjetor në orën 20 të mbrëmjes, të inventarizojë magazinën dhe e sekuestron për llogari të Islamit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]