ARRSH ka informuar lidhur me gjendjen e akseve rrugore ku problem mbetet Rajonin Verior. Në aksin rrugor ‘’Kuven- Vasije’’ thuhet se ka pasur rreshje bore deri në 4-5 centimetër të shoqëruar edhe me erë të fortë në formë cikloni.
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme me akset rrugore ku disa prej tyre po spërkaten në vendet ku ka akull e ngrica. Në Jug ajo informon se nuk ka pasur rreshje bore por në Dardhe të Korçës dhe Qafë Qarr të Kolonjës pas pasur erë të fortë. Theksohet se problemi kryesor gjatë natës kanë qenë temperaturat e ulëta me minus si dhe era e fortë.
NJOFTIMI I ARRSH
?Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend
Rajoni Verior
?Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë ?
⚠️Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.
Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.
Rajoni Qendror
?Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.
Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.
Rajoni Jugor
?Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.
?Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.
Është punuar me kriposjen e akseve.
??Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen ? në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.