Një ndër objektet e dëmtuara në Durrës ishte edhe një pallat 11 në në zonën e Plazhit, i ndërtuar në vitin 2016. Kati i dytë dhe i tretë i njërës anë, janë dëmtuar plotësisht. Klea Bushi dhe Robert Bushi tregojnë, se ekspertiza e parë e nxorri pallatin të pabanueshëm. Në atë moment iu vu shiriti, që më vonë iu hoq sërish.Banorët thonë, se skandali më i madh është, se pas tërmetit shteti nuk shkoi, por administratori i pallatit, nisi riparimet në kokë të tij. Ai vuri skela dhe nisi muret e katit, por vetë banorët nuk e lejuan. Artan Shkreli, Zëvendës ministër i Infastrukturës shpjegon, se nuk duhen lejuar rastet, kur pronarë apo administratorë, riparojnë pallatet, pa u bërë më parë ekspertiza. Ndërsa drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, shprehet, se duhet të marrin fund abuzimet nga ndërtuesit, sidomos në këtë situatë.
Kryeministri Rama ishte sërish sot, për të parë, sesi jetojnë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që janë akomoduar në stuktura hoteliere.Rama tha, se ishte bërë si ariu Silva, kur një djalë i vogël thërriste të ëmën, duke treguar me gisht nga kryeministri.Në “Stop” ka ardhur një video, ku duket drejtori i shkollës së mesme të bashkuar në Mbrakull të Beratit, Dritan Salillari, duke goditur fizikisht nxënësit.
Policia si cdo fundviti, i ka shpallur luftë shitjes së fishekzjarreve për festa, si mjete të rrezikshme. Madje ditën e djeshme është publikuar edhe një aksion i policisë për sekuestrimin e mjeteve piroteknike.Por “Stop” sjell me zë dhe figurë, sesi shiten fishkezjarret e ndaluara. Tregtarët të ofrojnë modele dhe fuqi të ndryshme.Torta, tuba, kapsolla, shatërvan, Zeus, janë disa nga modelet, që ofrojnë tregtarët në shitje.