Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, me pasojë plagosjen e një të moshuari.
Një mjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi K. B., ka përplasur 70-vjeçarin Bedri Dine, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Informacion paraprak
Më datë 29.11.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi K.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin B.D, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Biranj, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa shtetasi B.D, ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.