Grupet e xhirimit të emisionit “Stop” e kaluan mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe Thumanë, aty ku kalojnë netët e vështira banorët e prekur nga tragjedia e tërmetit të së martës.Shumë prej tyre ankohen, se nuk kanë marrë ndihma në ushqime e kryesisht në ilace. Ata kërkojnë shtëpitë e tyre, pasi thonë, se aty kanë investuar gjithë jetën.Nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale e ato të higjenës, por shpresojnë, se situata do të zgjidhet, pasi ia dolën të mbijetojnë.
Sot është dita e 107 vjetorit të pavarësisë së vendit, por Shqipëria është ende në zi, për shkak të tërmetit të së martës, që shkaktoi dhjetëra viktima. Në vend janë anulluar festimet e natës në bardhë dhe po kështu presidenti i republikës anulloi pritjen për ditën e pavarësisë.Nuk kanë munguar ndihmat e solidariteti nga të gjithë njerëzit, shoqata e avokatëve në Elbasan, Albtelekomi etj. “Stop” sjell këtë moment humanizmi, duke shoqëruar ndihmat mbrëmjën e djeshme në Durrës, pranë banorëve të prekur nga tragjedia.
Katale Sulejmani lindi më 22 tetor 2019, me një diagnozë,që quhet “Sekuencë Pierro Ben” dhe i pengon frymëmarrjen dhe gëlltitjen e ushqimit. Kataleas i duhej ndërhyrje e menjëhershme, por në Shqipëri kjo nuk ishte e mundur. Në këto kushte, prindërit e Kataleas, babai I verbër Irgest Sulejmani dhe gjyshja e saj, u detyruan të merrnin një kredi, që vajzen ta dergonin për kurim drejt italisë, në spitalin “Meyer Azienda Ospedaliero Universitaria” Firenze. Para pak ditesh Katalea kreu ndërhyrjen e parë, për zbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe pas 6 muajsh do të bëhet ndërhyrja e dytë në qiellzë. Llogaritë bankare janë hapur në emër të gjyshes së Kataleas,Vjollca Sulejmani. Për ndërhyrjen e parë duheshin 3000 euro, për të shlyer detyrimin e spitalit. Emisioni “Stop” ka arritur të mbledhë rreth 1500 euro për këtë rast.