TIRANË
Sizmiologu Rrapo Ormëni në një lidhje direkte me News24 tha se do ketë të tjera lëkundje tërmeti por do të jenë më të lehta. Ai iu bëri apel njerëzve të qëndrojnë edhe për disa orë jashtë sepse godinat kanë pësuar ulje të rezistencës.
“Do ketë lëkundje të tjera. Por pasgoditjet do jenë të nivelit më të ulët. Njerëzit duhet të qëndrojnë edhe për disa orë jashtë sepse godinat kanë pësuar ulje të rezistencës. Në godinat e dëmtuara më shumë të hyhet vetëm pas kontrollit nga ekspertët.
Njerëzit të jenë të kujdesshëm për të qëndruar jashtë godinave. Një situatë e ngjashme në vitin 1926 ku ka rënë një goditje më e madhe e më pas të tjera”, tha Ormëni.