Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi për rikthim në detyrë, pasi u shkarkua nga detyra në vitin 2016 për shkak të një skandali seksual.
Në fakt, kjo kërkesë është ndër të shumtat që ish-gjyqtari Boçi i ka drejtuar KLGj-së që prej 09.06.2017 e në vazhdim.
Kërkesa e parë është drejtuar në datën 9 qershor 2017, ndërsa kërkesa e fundit që i drejtohet organit të ri KLGJ-së mban datën 20 dhjetor 2018.
Shkarkimi i gjyqtarit Boçi u mbështet në disa fakte të bëra publike në media në emisionin investigativ “Stop”, bazuar në të cilat ai akuzohej për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.