E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!

Kishin përmbajtje të lartë pesticidesh, autoritetet greke bllokojnë 7 ton perime nga Shqipëria

Autoritetet greke kanë bllokuar rreth 7 ton perime, të cilat vinin nga Shqipëria, pasi rezultuan me përmbajtje të lartë pesticidesh.

Sipas mediave greke sasia me perime (speca, kunguj dhe domate) është kapur në fillim të tetorit dhe pas analizave të bëra në datën 23 tetor ka rezultuar se perimet kishin përmbajte të lartë chlorpyrifos (0.17 mg / kg – ppm).

Sekuestrimi i  6,995 kg perime u bë nga Inspektorët e Ushqimit të Drejtorisë Rajonale Ekonomike dhe Veterinare të Njësisë Rajonale Piraeus, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Blegtorisë.

Lajmi është konfirmuar nga Sistemi i Shpejë i Alarmit të Ushqimit në vndin fqinj, një sistem që ka të bëjë me raportimin e çështjeve të sigurisë ushqimore brenda Bashkimit Evropian.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑