Në Shqipëri duhet të mendosh të blesh edhe vdekjen, sa je në jetë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” provon, se edhe për të vdekur duhet të mendohesh mirë. Duhet të gjesh “marifetcinjtë e duhur”, që ta lehtësojnë shumë rrugën, për në botën tjetër. Madje në rastin tonë, shefi i agjensisë funerale, është shumë “bujar”, pasi për 500 mijë lekë të vjetra, të ofron dy vende varresh, për të dy prindërit, pavarësisht nga gjendja e tyre shëndetësore.Pasi blen varrin, qytetari paguan dhe 50 mijë lekë të vjetra për t’i bërë bordurën dhe në fund varri pagëzohet edhe me emrin, që blerësi do. Në rastin tonë, “pronare” e varrit të blerë u bë një emër jo ekzistues, por shumë domethënës: Taksirate Dynjaja…?!
- +355 67 220 8888
- [email protected]