Stop -EMISIONI 179 (SEZONI 4) 9 maj 2019-Aksidenton të miturin e paguan familjarët, Byroja i kërkon 5 milionë lekë.

Bledar Markja, tregon në ‘Stop”, se në prill 2017 është përfshirë në një aksident me motocikletë, duke aksidentuar një fëmijë 10 vjec. Bledari bëri 72 orë në paraburgim dhe mori masën “detyrim paraqitjeje”.Pas daljes nga spitali të të miturit, i shkoi në shtëpi dhe iu përgjigj të gjitha detyrimeve dhe kostove financiare të familjarëve për të.Para një noteri, Bledari dhe babai i fëmijës së aksidentuar nënshkruan një deklaratë, që nuk i kanë detyrime njëri-tjetrit.Por kur mendoi se cdo gjë u mbyll, në prill 2019 merr një letër nga Byroja Kombtare, ku thuhet, se duhet të paguajë 5 milionë lekë të vjetra brenda qershorit, në kë kundërt do të shkojë në gjyq.Për këtë situatë iu drejtuam ekspertit Gëzim Hoxha, i cili tha, se në asnjë rresht të vendimit nuk shkruhet, se fajtor është Bledari.Familjarët e të dëmtuarit kanë hedhur Byronë në gjyq, por avokati duhet të kishte kërkuar dhe personin, që pretendohet të ketë qenë shkaktar.Nga ana tjetër juristi i Byrosë, Dardan Gjata,thotë, që ky institucion ka kërkuar si palë të tretë shkaktarin e aksidentit, sipas nenit 192. Por Gjykata nuk ka pranuar, me arsyetimin, se zgjidhet me padi regresi.


Sot është dita e Europës dhe në vend nuk kanë munguar aktivitetet për këtë ditë. Jokida Mati, nga fshati Piqeras në Sarandë,ka denoncuar në “Stop” një padrejtësi prone, të bërë nga daja i së ëmës.Ekspertja, Fjoralda Hysi, i ka caktuar 13 metra shtëpi dhe 75 metra truall, pasi palët iu drejtuan gjykatës.Sipas ekspertes, nuk mund të bëhet ndarja e pasurisë, pasi humb anën funksionale.

Polican, punonjësit sorollaten për pagën e 8 muajve,drejtori: do i marrin!

Vasilika Ducka, ish-punonjëse e Uzinës së Armëve Polican, denoncon në Stop mos marrjen e 8 muajve page nga Uzina. Vasilika tregon, se është ankuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe tek institucioni i Avokatit të Popullit, por sot, pas dy vjetësh, asgjë nuk është zgjidhur.Si Vasilika janë edhe 13 ish-punonjës të tjerë, që presin pagat e prapambetura.Gazetari i “Stop” kontakton në telefon me drejtorin e uzinës, Erjon Zylyftari, i cili thotë, se punonjësit do i marrin pagat, por nuk jep asnjë shpjegim, se kur, dhe si do t’i gjenerojë ai këto para.

Të Fundit