Një qytetar anonim denoncon në “Stop” falsifikimin e një vendimi të AKKP-së, për t’i marrë pronë shtetërore Spitalit të Traumës.Vendimi u kthen pronën trashëgimtarëve Pazari dhe një pjesë e kësaj prone ishte te Spitali Ushtarak.Vendimi qartësonte, se kur spitali të privatizohej, trashëgimtarëve Pazari do t’u lindte e drejta e parablerjes.Nga viti 2000 e deri në vitin 2007, vendimi u regjistrua në hipotekë me shënimin, “kur spitali të privatizohet”.Por në vitin 2007 falsifikohet faqja numër 3 vendimit dhe regjistrohet e gjithë prona shtetërore në emër të privatit.Më pas prona tjetërsohet dhe trashëgimtarët Pazari shkëmbejnë 174 mijë merta katrorë te Spitali Ushtarak me 600 metra katrorë në Yzberisht me ndërtuesin Dritan Llanaj.Ky skandal përfshin zyrtarë të hipotekës së Tiranës, të AKKP-së, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Spitalit Ushtarak dhe Avokaturës së Shtetit.
Policë cekë në bregdet dhe grimca humoristiko-politike…?!
Ambasadori cek në Shqipëri tha sot, se këtë verë tre patrulla policie nga Cekia, do të patrullojnë në Vlorë dhe zona të tjera bregdetare, për shkak të shtimit ë numrit turistëve cekë në vendin tonë.Të rinjtë e PD-së dhe LSI-së protestuan sot para parlamentit me 200 palë këpucë e flamuj të vendeve të huaja, për të treguar, se kjo qeveri ka larguar të rinjtë nga Shqipëria.Në parlament u betuan sot 6 deputetë të rinj, duke e cuar në 110 numrin e parlamentarëve.
Rastësisht në protestë, i sëmuri mendor mbahet në burg me shkelje.
Protesta e opozitës e 13 prillit, solli arrestimin e 37 personave për akte të dhunshme dhe tre prej tyre u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës. Njëri prej tyre është Edmond Bushi, me diagnozën “prapambejtje mendore”.Motra e 26 vjecarit tregon, se Edmoni u gjend rastësisht në protestë.Por kjo nuk është marrë parasysh nga Komisariati i Kamzës, pasi Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatmir Hysa, nuk e merr për bazë vërtetimin mjeksor. Cështja shkoi në gjykatë dhe prej 10 ditësh Edmond Bushi vuan dënimin me burg te 313-ta,pa mundur të marrë mjekimin. OPGJ-ja Fatmir Hysa thotë, se vërtetimin mjekësor nuk ia ka cuar familja e të akuzuarit, por motra e këtij të fundit, pohon të kundërtën.Orgesa Serani, avokate, shpjegon shkeljet, që janë bërë në këtë rast.