“Zëri i Amerikës” i kushtoi sërish mbrëmë një vend të vecantë, investigimit mbi blerjen e votës në Shqipëri në proceset zgjedhore në Durrës, Kavajë, Lezhë e Peshkopi. Në fakt, që të nesërmen e zgjedhjeve lokale, në 13 shtator 2016, “Stop” solli me zë dhe figurë blerjen me para në dorë të votës për kandidatin socialist Muharrem Rama.Ky fenomen u bë objekt debati në seancën e sotme parlamentare. Kreu demokrat Basha, duke komentuar mungesën e Ramës, tha, se atij nuk i bëjnë më efekt ilacet apo pluhuri i bardhë. Por pak më vonë, Rama u shfaq në seancë dhe deklaroi, se “Zëri i Amerikës” u bë për herë të dytë zëdhënës i kazanit të Tiranës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]