Bora zbardh vendin…ca kripë gjelle na zgjidh punë…?!
Tirana dhe i gjithë vendi u gdhi sot i zbardhur nga bora.Por në Shkodër, rrugët kanë nisur të pastrohen manualisht, duke hedhur kripë me dorë.Mesa duket kjo është zgjidhja dhe masa e vetme e bashkisë, pavarësisht se vala siberiane e të ftohtit ishte njoftuar më parë nga shërbimet meteorologjike.
Kamera e fshehtë, 100 mijë lekë për rezonancë, në të kundërt muaj pritje.
Një qytetar ka fëmijën sëmurë dhe drejtohet për në shërbimin e pediatrisë në QSUT. Pasi i rekomandojnë, që fëmija të bëjë rezonancën, i lenë datë për këtë ekzaminim në fund të muajit prill. Në këto kushte, hyn në punë “varianti klasik”. Qytetari i paguan 100 mijë lekë nën dorë infermieres Lazime Pëllumbi. Të tjerat i zgjidh ajo dhe rezonanca realizohet brenda ditës…!!!
“Stop” ka trajtuar disa herë raste për situatën e autoambulancave në vend.Aksidenti i fundit në Velipojë dhe tragjedia e një familjeje, ktheu në vëmendje këtë realitet, kur flitet cdo ditë për shëndetësi falas.Vjollca Pacaj mjeke në qendrën shëndetësore të Velipojës dhe Rifat Malecaj, drejtues i ambulancës lëvizëse dëshmojnë mbi kushtet e rënda dhe shërbimin e munguara prej vitesh, por edhe në rastin e tragjedisë.