STOP – EMISIONI 210 (SEZONI 2)

Skandali, dhunë në takimin e Mirela Kumbaros e Bledi Cucit në Athinë?!
“Gurra popullore” ka nxjerrë një tjetër mënyrë origjinale, për të përshkruar fushatën zgjedhore. Thelbi një kënge popullore flet për politikanët, që nuk reshtin së kërkuari votën. Por në fund, nëna ka vendosur: ne sfurkun e ju leshin…?! Pasditen e 17 qershorit Mirela Kumbaro e Bledi Cuci zhvilluan një takim me emigrantët në hotel Titania në Athinë. Një qytetare pjesëmarrëse në këtë aktivitet, tregon përmes Skype në “Stop”, se është dhunuar nga shoqëruesit e ministres dhe të tjerë militantë, sapo ka ngritur cështje si: zbardhja e 21 janarit, të drejtat e emigrantëve, apo kanabisi në Shqipëri.

Skandali, rruga e shtruar në Kukës, ritenderohet në prag të zgjedhjeve.
Bashkia e Kukësit ka tenderuar rrugën prej 1.5 kilometrash në Unazën Veriore të qytetit.Gjendja fizike e saj duket e mirë, përjashtuar rreth 300 metra në mes të saj.Por cuditërisht në prag fushate, rruga tenderohet sërish si e tërë, edhe pjesa më e madhe e saj është në gjendje të mirë. Në zyrën juridike dhe atë të urbanistikës në bashkinë e Kukësit, thonë, se pavarësisht, se rruga është e shtruar, ajo do të prishet dhe bëhet nga e para…?!

Skandali i prokurorit Ndini Tavani, dhe ndihma për familjet në nevojë.
“Stop” ka siguruar vendimin e prokurorit Ndini Tavani, që pushoi hetimet nga mjekut të sanatoriumit Fatmir Caushi. Ky i fundit, shfaqej në një kamera të fshehtë në emisionin “Stop” të 1 marsit, duke marrë 600 mijë lekë nga një i afërm i një pacienti.Në argumentim thuhet, se asnjë i afërm i pacientit nuk pranon të ketë dhënë para. Po kështu mjeku pretendon, se bëhet fjalë për montim. Kaq ka mjaftuar, që përfaqësuesi i akuzës, të pushojë cështjen.Komuniteti Mysliman shqiptar ka vijuar shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, përmes emisionit “Stop”.10 familje janë ndihmuar sërish në kuadër të Muajit të Ramazanit dhe festës së Bajramit.

Të Fundit