STOP – EMISIONI 17

“Korrupsioni zgjedhor” i ul të gjithë në një tryezë!

Këtë të martë aktorët kryesorë të politikës në vend dhe diplomatët e huaj, u ulën në një tryezë diskutimi lidhur me cështjet e korrupsionit zgjedhor. Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha, por edhe ambasadori Donald Lu, folën për shqetësimet e procesve zgjedhore në vendin tonë. Ata theksuan nevojën për reformën zgjedhore. Ndërsa ambasadori Lu i shpreh i kënaqur, që mundën të uleshin të gjithë bashkë.

 

Lezhë- shkolla, ku libri i anglishtes kushton sa të gjithë tekstet!

Në shkollën e mesme “Ydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, libri i anglishtes për klasat e 10-ta, është i fotokopjuar dha pa fletoren e punës. Ai është shitur për 1800 lekë të reja. Gazetarja e STOP, ka pyetur për këtë nxënësit, dy nëndrejtorët e shkollës, Pal Zefi dhe Skender Abdyli, si dhe drejtorin e arsimit në Lezhë Bardhok Pula. I fotokopjuar nga gazetarja jonë, teksti kushtoi rreth 350 lekë të reja.

 

Kazanët e plehrave “një pasaportë europiane” në Tiranë!

Pjesa e tretë e programit është një vëzhgim për vendosjen e kazanëve të plehrave në Tiranë. Pranë shtëpive, apo tregjeve, ku shiten ushqime, kazanët janë burim ndotjeje dhe infeksionesh.

Të Fundit