STOP – EMISIONI 18

Qeveria: nga guri i Ramës tek qilimat e Manjanit!

Daljet publike të kryeministrit apo ministrave po u ngjajnë  “grimcave humoristike”. Në këtë pjesë të emisionit trajtohet me humor një deklaratë e kryeministrit lidhur me koncesioniet, ku Rama tha : hedh budallai një gur në lumë dhe budallenjtë e tjetrë vihen në garë kush ta gjejë… Ndërsa ministri i drejtësisë Ylli Manjani deklaroi në një takim me zyrtarë të hipotekave: nuk ka arsye të mos shkundim qilimin, sa herë pastrojmë shtëpinë”.. Më pas shfaqet një video me pamje të mjerueshme nga Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

 

MASH reagon për tekstin e anglishtes, në Peshkopi ku ndërrohet gjinia!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagoi, pasi Stop publikoi rastin e librit të anglishtes në Lezhë, që ishte i fotokopjuar dhe shitej për 1800 lekë të reja. Sekretari i përgjithshëm Plarent Ndreca thotë, se ministria ka dijeni e po heton rastin e përhapur edhe në qytete të tjera. Gazetarët e STOP tregojnë, sesi në Peshkopi një djalë i quajtur Esmerald Qorollari, është regjistruar nga gjendja civile si Esmeralda (femër). Cështja nuk mund të zgjidhet pa gjyq.

 

“Rilindja në terr” e sektorit të energjisë!      

Vijon “saga” në rrugën pranë TEG, që është në errësirë. Edhe rruga “Sali Berisha në Kamëz, është zhytur në terr. Si për paradoks, në rrugën “5 maji”, dritat janë ndezur edh në mes te ditës.

Të Fundit