E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

93-vjeçari ndahet nga bashkëshortja: “Kam një tjetër, dua të rindërtoj jetën time”

Ai është 93 vjeç dhe ajo 86 vjeçe. Por pavarësisht moshës nuk është asnjëherë vonë për të filluar nga e para. Kështu duhet të ketë menduar një pensionist nga Arezzo i Italisë, i cili vendosi që të ndahej nga bashkëshortja e tij, 7 vite më e re se ai.

Motivi? Sikur ndodh në shumë martesa, ka hyrë në skenë një person i tretë, një zonjë pak a shumë e moshës së çiftit. Sipas mediave italiane, 93-vjeçari e ka njohur atë në një klub nate dhe është dashuruar marrëzisht me të.

Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk e ka marrë aspak mirë. Në fillim 86-vjeçarja nuk ka pranuar që të ndahet nga i shoqi në mënyrë konsensuale. Por më pas i është nënshtruar presionit të ish-partnerit dhe ka pranuar të divorcohet.

Të enjten e kaluar, në gjykatën civile Aretine, u mor vendimi i përbashkët që t’i jepnin fund martesës së tyre të gjatë.

Që në fillim 93-vjeçari ka qenë i vendosur për ndarjen nga ish-gruaja e tij. “Dua lirinë time, dua të rindërtoj jetën time”, i ka thënë pensionisti avokatit, Marco Acquisti, kur ka shkuar në studionin e tij për të nisur procedurat për divorc.

Madje edhe tentativat e fëmijëve të tyre kanë qenë të kota, pasi i moshuari ka qenë shumë i sigurt për ndarjen nga 86-vjeçarja. Ai donte me çdo kusht që të ishte i lirë për të jetuar historinë e re të dashurisë me një grua tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se ata janë njohur disa muaj para se Italia të mbyllej për shkak të pandemisë së koronavirusit. E mes një kërcimi dhe një loje me letra, ata të dy janë dashuruar marrëzisht, aq sa të vendosnin që të jetonin bashkë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑