500 mijë italianë në Shqipëri/ Rama: Shqipëria, “një Itali e vogël”, por më e lirë

Plazhet e bukura, malet, natyra, çmimet e lira janë disa prej arsyeve që kanë dyndur italianët për pushime në Shqipëri. Sipas kryeministrit Rama, 500 mijë shtetas italianë kanë vizituar gjatë këtij sezoni vendin tonë. Si guidë për destinacionet më të bukura kanë shërbyer dhe mediat e huaja, të cilat i kanë bërë një jehonë të jashtëzakonshme Shqipërisë, nëpërmjet artikujve dhe reportazheve të publikuara.

Gazeta e njohur italiane, “La Repubblica” ka realizuar disa reportazhe, një prej tyre duke ndjekur nga Italia një anije me pushues të cilat udhëtonin drejt plazheve të jugut.

Në këtë artikull nënvizohen çmimet e ulëta të çadrave që variojnë 10 deri në 15 euro. Çmime shumë konkuruese krahasuar me Italianë, që sipas artikullit çadrat e luksit variojnë deri në 1 mijë euro.

Një artikull të veçantë Shqipërisë i ka dedikuar edhe gazeta “ La Stampa”, e cila ka marrë përshtypjet e shumë turistëve italianë që po pushojnë në plazhet e jugut.

Për Italianët, Shqipëria përshkruhet si një parajsë për kursimtarët, që nuk duan të djegin një rrogë tashmë të gërryer nga inflacioni.

“Shqipëria, Italia e re për pushime”. Me këtë titull media italiane “Corriere del Ticino” nis artikullin e saj dedikuar vendit tonë.

Vende që po pëlqehen nga vizitoret italianë janë Ksamili, përballë ishullit të Korfuzit, Saranda dhe Lukova, dhe sigurisht Orikumi në veri, në gjirin e Vlorës.

SKY ITALIA ka renditur 10 plazhet më të bukura në Shqipëri, duke ua sugjeruar italianëve që ti vizitojnë dhe të mos humbasin për pushimet e Gushtit.

Përveç artikuj në gazeta, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dhënë dhe mjaft intervista, ku ka renditur arsyet që sipas tij po sjellin masivisht italianët në Shqipëri. Sipas kryeministrit, Shqipëria është një Itali e vogël, por më e lirë.

Sipas të dhënave të INSTAT, shtetasit italianë zënë vendin të tretët sa i përketë numrit të turistëve që kanë vizuar Shqipërinë përgjatë sezonit veror.

Të Fundit